Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti Donald Trump dhe presidenti në detyrë i Koresë së Jugut, Hwang Kyo­ahn janë zotuar për të fuqizuar mbrojtjen e përbashkët kundër rivalit verior të Seulit, gjatë një bisede telefonike.

“Presidenti Trump e ka përsëritur përkushtimin e hekurt për mbrojtjen (e Koresë Jugore)…duke shfrytëzuar masa të tëra të mundësive ushtarake”, tha Shtëpia e Bardhë duke njoftuar për bisedën telefonike të 29 janarit.

“Të dy liderët janë pajtuar për të ndërmarrë masa për fuqizimin e mundësive të përbashkëta të mbrojtjes kundër kërcënimit koreano verior”, ka shtuar më tej Shtëpia e Bardhë.

Shumë në Azi kanë shprehur shqetësim rreth përkushtimit të Trumpit ndaj aleatëve tradicional në këtë rajon, ndërsa ende nuk dihet se si do reagojë pas kësaj lideri diktator i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Gjatë fushatës zgjedhor, Trump është kërcënuar të tërheq forcat amerikane nga Koreja Jugore dhe Japonia nëse ato nuk do të rrisnin shpenzimet për mbrojtjen e tyre.

Sekretari i mbrojtjes së SHBA­-së, James Mattis pritet të udhëtojë drejt Koresë së Jugut më 1 shkurt dhe në Japoni më 3 shkurt, si vizitat e para që prej marrjes së postit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: