Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar më herët se Lartësitë Golan do të njihen si pjesë e territorit të Izraelit. Menjëherë pas kësaj, ka reaguar Damasku zyrtar. Siria shprehet se deklaratat e Uashingtonit janë “plotësisht të papërgjegjshme” dhe se do të rikthejnë Lartësitë Golan, pasi ata vende “kabnë qenë dhe mbeten arabe dhe siriane”.

Trump2

Minisitria e Jashtme siriane tha se njoftimi “tregon qartë përçmimin e Amerikës për ligjin ndërkombëtar dhe shkel rezolutat e tij, veçanërisht rezolutën 497 të Këshillit të Sigurimit” dhe se “deklaratat e Trump cënojnë paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar”. Lartësitë Golan u zaptuan nga në Luftën Gjashtë Ditëshe të vitit 1967 dhe kanë qenë nën kontrollin izraelit që atëherë. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se njoftimi i presidentit amerikan e ka vënë rajonin “në prag të një krize dhe tensioneve të reja”. Presidenti Trump postoi një koment në Tëitter ku shkruan se Lartësitë Golan janë “të një rëndësie kritike strategjike dhe sigurie për Shtetin e Izraelit dhe për Stabilitetin Rajonal!”

Trump3

Presidenti Trump e bëri njoftimin ndërkohë që Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo ishte në Jeruzalem, duke u bërë zyrtari më i lartë amerikan që viziton Murin Perëndimor, një pjesë e qytetit mbi të cilën kanë pretendime si izraelitët, ashtu edhe palestinezët në Jeruzalem. Vizita u pa si një sinjal se Shtetet e Bashkuara po shprehin njohje të heshtur për pretendimin e Izraelit, ndërkohë që u pasua menjëherë nga njoftimi për Lartësitë Golan. Izraeli e aneksoi këtë territor në vitin 1981. Por komuniteti ndërkombëtar nuk e ka njohur aneksimin dhe i konsideron Lartësitë Golan një territor të pushtuar.

Ndërkaq, kundër presidentit amerikan Donald Trump janë shprehur liderët politikë në Rusi, Iran, Turqi dhe Siri. Damasku tha se zotohet se do të rimarrë Lartësitë Golan, që i konsideron të vetat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb