Presidenti Donald Trump ka dalë me një zgjidhje, në tentativat e tij për të tkurrur punonjësit e qeverisë amerikane.
Në një email dërguar miliona punonjësve të martën, administrata e tij u tha punonjësve se duhet të vendosnin deri më 6 shkurt nëse dëshironin të ishin pjesë e një “programi dorëheqjeje”, nga i cili do të përfitonin 8 rroga, në rast se pranonin të largoheshin vetë nga puna.
Administrata Trump pret që deri në 10% e punonjësve të pranojnë ofertën, ose rreth 200.000 prej më shumë se dy milionë punëtorë që qeveria federale ka të punësuar.
Pritshmëritë janë që një hap i tillë t’i kursejë qeverisë deri në 100 miliardë dollarë.
Mesazhi nga Zyra e Menaxhimit të Personelit, agjencia qeveritare e Burimeve Njerëzore, paralajmëroi gjithashtu që ata të cilët zgjedhin të mos pronojnë ofertën dhe të mbajnë pozicionin e punës, mund të përballen me pasiguri mbi postin, pasi ai nuk është më i garantuar.
(BalkanWeb)