SHBA

Donald Trump hesht akoma. Kanë kaluar më shumë se 24 orë që presidenti amerikan nuk ka bërë më një koment në Twiter. Një ‘rekord’, sipas disa vëzhguesve, duke pasur parasysh që presidenti komenton 11-12 herë në ditë.

Është një rekord që koençidon me dorëzimin e raportin të prokurorit special Robert Mueller për ndërhyrjen ruse gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Trump ndodhet në Mar-a-Lago me avokatët e tij. Shtëpia e Bardhe ka theksuar që nuk ka pasur akses në raportin e Muller dhe që nuk është informuar për këtë çështje.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb