Presidenti Donald Trump ka takuar në Shtëpinë e Bardhë, CEO-n e platformës “Twitter”, Jack Dorsey, pasi kishte deklaruar se platforma “nuk e trajtonte atë mirë” dhe është protagonist i “lojërave politike” në të cilat Kongresi duhet të ndërhynte sepse kanë nevojë për “më shumë kompani dhe më të drejta, për të përhapur fjalën”. Që nga korriku 2018, llogaria @realDonaldTrump ka humbur 204 mijë ndjekës.

“Pres me padurim për të pasur një dialog të hapur”, shkroi Trump në Twitter pas mbledhjes.
Drejtori Ekzekutiv i Twitter, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, i shpjegoi presidentit amerikan se nuk kishte asnjë arsye për t’u alarmuar dhe se, ashtu si ai, njerëz të tjerë të famshëm kishin humbur ndjekësit kohët e fundit. Rënia, në fakt, është për shkak të strategjisë së re të rrjetit social, i cili po punon për të hequr llogaritë e rreme dhe spam.

Qartazi i kënaqur me shpjegimin, Trump në fund të takimit shkroi në “Twitter”: “Takimi i madh në Shtëpinë e Bardhë me Jack Dorsey të Twitter. Diskutuan shumë çështje në lidhje me platformën e tyre dhe botën e mediave sociale në përgjithësi. Pres me padurim për një dialog të hapur”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: