SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump ritheksoi sot vullnetin e tij për të ndërtuar murin në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës, ndërkohë që “shutdown”, një paralizim i pjesshëm i administratës amerikane, ka hyrë në javën e tretë.

“Ne duhet të ndërtojmë murin”, deklaroi presidenti amerikan para gazetarëve të mbledhur në Shtëpinë e Bardhë.

“Bëhet fjalë për garancinë, bëhet fjalë për sigurimin e vendit tonë”, tha ai.

“Nuk kemi zgjidhje tjetër”, theksoi presidenti amerikan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb