Lisa Milicaj është vajzë e dy emigrantëve nga Kosova dhe ka shërbyer si këshilltare bashkiake në Pleasant Valley të New Yorkut.

Ajo është cituar sot nga kandidati për president të SHBA-ve, Donald Trump në rrjetin social Twitter.

Trump citonte një status të saj në Twitter ku ajo shkruante mbi mbështetjen që i jep Trumpit, pavarësisht prej kritikave nga National Review”, revistës së njohur konservatore Amerikane, e cila i ka paralajmërur Republikanët të mos gënjehen prej retorikës së manjatit të pronave të patundshme nga New York-u.

Lisa Milicaj ishte një nga mbështetëset që reagoi në favor të kandidatit Trump.
“Të them të drejtë nuk kisha dëgjuar kurrë për ‘National Review’ derisa ‘u përpoqën’ të deklarojnë luftë kundër jush. Por s’ka, problem, ju tashmë e keni votën time”, ka shkruar ajo në Twitter, mesazhin që është ripërsëritur fjalë për fjalë nga Trump.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb