Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se preferon më mirë rrugën e dialogut sesa atë të luftës me Iranin dhe është gati të takohet me presidentin iranian, Rohani. Deklaratën e sipërcituar, ai e bëri gjatë një interviste në emisionin ”Good Morning Britain”, të kanalit televiziv britanik ITV.

“Irani është jashtëzakonisht armiqësor dhe qëndron prapa terrorizmit në shumë vende të ndryshme’’, deklaroi presidenti i SHBA, duke paralajmëruar se mbetet gjithmonë një mundësi për veprime ushtarake.

“Unë nuk dëshiroj luftën, unë preferoj të flas. E vetmja gjë që nuk duam është që ata të kenë armë bërthamore”, përfundoi Trump.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: