Presidenti amerikan, Donald Trump tha të premten se SHBA-ja dhe Kina janë të gatshme të nënshkruajnë një marrëveshje që duhet t’i japë fund luftës së tyre tregtare.

“Ne jemi shumë pranë nënshkrimit të një marrëveshje”, deklaroi presidenti amerikan për gazetarët para takimit të tij me zëvendëskryeministrin kinez, Liu He, që drejton trataktivat për vendin e tij.

“Progreset janë shumë të shpejta ka shance të mira që kjo të ndodhë dhe do të jetë shumë mirë për të gjithë”, theksoi miliarderi republikan. Kinezët duan vërtetë një marrëveshje”, kishte deklaruar ai disa orë më herët.

“Duhet që kjo të jetë një marrëveshje e mirë. Nëse nuk është një marrëveshje e mirë, ne nuk do e nënshkruajmë”, kishte paralajmëruar Trump.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb