Shefi i stafit të presidentit iranian, Hassan Rohani, ka pretenduar se presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar vazhdimisht që të takohet me Rohanin, në një vizitë të këtij të fundit në Nju Jork.

“Trump ka pyetur delegacionin iranian tetë herë të ketë një takim me presidentin” është cituar të ketë thënë Mahmud Vaezi, sipas agjencive iraniane të lajmeve më 18 korrik.

Vaezi ka thënë se ekipi iranian nuk u është përgjigjur kërkesave, të cilat kanë ardhur pak kohë pasi Trump ka njoftuar për largim të Shteteve të Bashkuar nga pakti bërthamor i vitit 2015, që ka Teherani me fuqitë botërore.

“Ne kemi politika transparente dhe pozicion të qartë sa i përket marrëdhënieve me SHBA-në, dhe nuk do t’i nënshtrohemi presionit”, ka thënë ai.

Teherani ka thënë në muajin tetor se Trump ka kërkuar takim me homologun e tij iranian gjatë një takimi të Kombeve të Bashkuara, mirëpo pretendimet për një shifër të tillë të kërkesave nuk janë bërë të ditura.

Takimi Trump-Rohani do të shënonte takimin e parë në mes të presidentëve të dy vendeve prej Revolucionit Islamik të Iranit më 1979.

Trump ka thënë javën e kaluar se Irani po përballet me “dhimbje” ekonomike, si rezultat i vendimit të tij për t’u larguar nga pakti bërthamor dhe për të rivendosur sanksionet amerikane, duke shtuar se liderët iranianë do ta thërrasin atë për të negociuar një tjetër marrëveshje.

Irani në anën tjetër ka deklaruar se nuk do ta negociojë paktin dhe është duke punuar me fuqitë tjera nënshkruese që të gjejnë mënyra për t’u përballur me sanksionet amerikane, të cilat pritet të nisin së zbatuari në muajin nëntor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb