Izzat al Rishq anëtar i byrosë politike të lëvizjes islamike Hamas, ka komentuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka thënë se është gati të blejë dhe kontrollojë Gazën.
“Rripi i Gazës nuk është një pronë që mund të blihet apo shitet, por një pjesë integrale e territoreve palestineze”, tha ai.
Ai theksoi se deklaratat e Trump pasqyrojnë një injorancë të thellë të Palestinës dhe të rajonit.
Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One dje, presidenti amerikan përsëriti planet e tij për të rindërtuar dhe zhvilluar Rripin e Gazës nën kontrollin e drejtpërdrejtë të SHBA-së, duke thënë se kjo do të sillte stabilitet në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, por duke theksuar se administrata e tij nuk është në nxitim.
“Mendoni si një zhvillim të madh të pasurive të paluajtshme. Shtetet e Bashkuara do ta marrin përsipër dhe do ta zhvillojnë ngadalë, shumë ngadalë, ne nuk nxitojmë. Ne do të sjellim stabilitet në Lindjen e Mesme”, tha ai
(BalkanWeb)