Presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësi koreanoverior Kim Jong Un filluan në Singapor një takim historik, ku janë drejtuar sytë e të gjithë botës.

Shtrëngimi historik i duarve mes zotit Trump dhe udhëheqësit koreanoverior Kim ndodhi në mjedisin prej 12 hektarësh të hotelit luksoz Capella në ishullin Sentosa.

Bisedimet zhvillohen kokë më kokë me praninë vetëm të përkthyesve.

Takimi i nivelit të lartë në Singapor është i pari mes një presidenti në detyrë dhe një udhëheqësi të Koresë së Veriut.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se çdo marrëveshje që mund të arrihet duhet të ketë si rezultat dhënien fund të kërcënimit që përbëjnë armët bërthamore dhe raketat balistike të Koresë së Veriut.

WARM RAPPORT: President Trump touched Kim several times throughout their first exchange, signaling to the dictator he wanted to build a relationship that can stand the test of time and not just today's summit

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të hënën në Singapor se nuk do të ketë një përsëritje të “marrëveshjeve të paqendrueshme” të arritura mes administratave të mëparshme amerikane dhe Koresë së Veriut.

Pas samitit, dy udhëheqësit do të kenë një drekë pune dhe një takim dy-palësh më të zgjeruar, ku do të jetë të pranishëm Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, Shefi i Personelit të Shtëpisë së Bardhë John Kelly dhe Këshilltari për Sigurinë Kombëtare John Bolton.

Presidenti Trump do të mbajë një konferencë shtypi dhe mbrëmjen e së martës me orën lokale do të largohet nga Singapori.U.S. President Donald Trump and North Korea's leader Kim Jong Un shake hands during an expanded bilateral meeting at the Capella Hotel. With Trump, and to his right, is White House chief of Staff John Kelly

Shtëpia e Bardhë tha se zyrtarët e SHBA dhe të Koresë së Veriut i vazhduan bisedimet përgatitore deri në prag të takimit dhe se ato përparuan më shpejt se sa pritej.

Dje, Presidenti Trump foli në telefon me Presidentin koreanojugor Moon Jae-in i cili, sipas zyrtarëve të Seulit, u shpreh se nëse takimi i së martës do të përfundonte me sukses, kjo do ishte një dhuratë për të gjithë botën.

Për të ndjekur takimin historik, në Singapor ndodhen rreth 5,000 gazetarë, por vetëm një grup i vogël reporterësh amerikanë dhe koreanoveriorë u lejuan të ndjekin momentin kur të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin./VoA

Neither man smiled during the formal photo, taken on a red carpet in front of alternating American and North Korean flagsA third grip-and-grin followed brief remarks to press inside the portion of their one-on-one meeting that was open to camerasA third grip-and-grin followed brief remarks to press inside the portion of their one-on-one meeting that was open to cameras

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: