Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, serish sulmoi sot katër kongresistet demokrate, të cilat kritikuan politikat e tij, duke u kërkuar atyre t’i kërkonin falje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit.


“Unë nuk besoj se katër kongresistet janë në gjendje ta duan vendin tonë. Duhet të kërkohet falje për Amerikën dhe Izraelin për gjëra të tmerrshme plot urrejtje që ato thanë, “shkroi Trump në Twitter.


Trump ka provokuar një reagim të stuhishëm kur ai shkroi fundjavën e kaluar në Twitter se katër kongresistet, tre prej të cilave janë lindur në SHBA, se duhet të “kthehen në vendet e shkatërruara dhe të krimit nga të cilat kanë ardhur”.


Kongresi dënoi ashpër deklaratat e Trump duke i quajtur “komente raciste që legalizuan dhe rritën frikën dhe urrejtjen ndaj amerikanëve të ri dhe anëtarëve të racave të tjera”.

Ndryshe, kongresistet Alexandria Ocasio-Cortez, Ilhan Omar, Ayanna Pressley dhe Rashida Tlaib i bënë thirrje popullit amerikan që të mos bie në kurthet e retorikës së presidentit.

(BalkanWeb)