Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pezulloi të hënën qindra milionë dollarë ndihma për El Salvadorin, Guatemalën dhe Hondurasin, pasi mijëra qytetarë të tyre kishin kërkuar azil në kufirin e SHBA me Meksikën. Ligjbërësit, duke përfshirë disa nga republikanët e Trump dhe demokratët, kanë kundërshtuar vendimet e përsëritura të presidentit për të shpërfillur ligjet e shpenzimeve të miratuara nga Kongresi, disa prej të cilave ai vetë ka nënshkruar në ligj.


Ligjbërësit që kundërshtuan planin thanë se ishte mizore të pritej ndihma për vendet që ballafaqoheshin me urinë dhe krimin dhe se masa do të ishte kundërproduktive, sepse do të kishte më shumë gjasa të rriste numrin e emigrantëve sesa ta ulte atë.


“Një zemërim presidencial do të kufizojë aftësinë e kombit tonë për të ndihmuar në adresimin e sfidave që i detyrojnë njerëzit të ikin në SHBA”, tha senatori Demokratik Bob Menendez në Twitter.


Nën presidencën e Trump është shënuar ulje e emigracionit të paligjshëm një nga premtimet e tij gjatë fushatës presidenciale.

BalkanWeb