Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh sot se ndjen keqardhje për kryeministren britanike, Theresa May që njoftoi sot dorëheqjen.


“Ndjaj keqardhje për Theresa. E vlerësoja shumë”, deklaroi Trump para Shtëpisë së Bardhë, para se të nisej drejt Japonisë.


“Ajo ka punuar fuqishëm, ajo është shumë e fortë”, shtoi ai.


Theresa May njoftoi dorëheqjen nga funksionet e shefit të Partisë Konservatore, për pasojë edhe nga kryeministre, më 7 qershor, duke shprehur një keqardhje të thellë që nuk ishte në gjendje të aplikonte Brexit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb