Presidenti i zgjedhur i SHBA Donald Trump, do të vizitojë në vitin 2027, Tiranën, në kuadër të punimeve të Samitit të NATO-s.
Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët.
Veç të tjerash ai doli për faktin që vendi ynë ka një tjetër “emër’ në sytë e Europës, që është sipas tij jo vetëm fasadë për rezultat i një pune të jashtëzakonshme në të gjithë drejtimet.
“Akoma më e pamendueshem disa vite më parë është mikpritja në Tiranë e Samitit të NATO-s, në 2027 ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti i SHBA. Kemi nisur punën bashkë me NATO-n. Një ekip vlerësimi për infrastrukturën ka ardhur në Tiranë dhe ka bërë vlerësim për Tiranën që do të ishin të pamundura nëse nuk do të kishim ndërtuar gjithçka që është ndërtuar këtë dekadë. Sot trajtohemi si të barabartë jo thjeshtë formalisht por me një respekt që nuk e kemi pasur kurrë më parë”, tha ai.
(BalkanWeb)