Departamenti i Arsimit në SHBA  ka publikuar një deklaratë pas nënshkrimit të urdhrit ekzekutiv nga presidenti Trump për eleminimin e këtij institucioni. Ai e quan urdhrin një “veprim historik” që do të çlirojë brezat e ardhshëm të studentëve amerikanë dhe do të krijojë mundësi për suksesin e tyre.

Deklarata përsërit gjithashtu pretendimin e Trump se shpërbërja e departamentit do ta kthejë arsimin “në shtetet ku i takon me të drejtë”.

Sipas deklaratës mbyllja e departamentit nuk do të thotë ndërprerje e fondeve nga ata që varen prej tyre, duke u zotuar se do të vazhdojë të mbështesë studentët me nevoja të veçanta, studentët e kolegjit dhe të tjerët.

“Ne do të ndjekim ligjin dhe do të eliminojmë burokracinë me përgjegjësi duke punuar me Kongresin dhe udhëheqësit e shtetit për të siguruar një tranzicion të ligjshëm dhe të rregullt,” theksoi departamenti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb