Kreu republikan Fatmir Mediu tha në rubrikën “Opinion” në News24 se opozita duhet të elaburojë qartazi çështjet kryesore për të fituar zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Nisur nga fushatat në Shtetet e Bashkuara, Mediu theksoi se opozita në Shqipëri duhet të marrë shembull nga fushata e Presidentit Donald Trump, që u përqëndrua në çështjet që kishin interes amerikanët.

“Elaburim të qartë dhe të shkurtër të çështjeve që kanë të bëjnë me ekonominë, familjen. Ne duhet të krijojmë bindjen te qytetarët që në ditën e parë të ardhjes në pushtet, do të përmbysim këto modelet e mbrapshta që përballen shqiptarët.

Kemi krijuar një federatë, por duhet të ulemi për të përcaktuar rregullat. Kush është qëllimi për të fituar, kush janë rrugët që mund të fitojmë.

Ne duhet t’ua bëjmë të qartë qytetarëve se zgjedhjet janë interesi i shqiptarëve”, tha Mediu.

Duke folur për protestat, ai tha se opozita duhet të bindë qytetarët se ato janë në funksion të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, në mënyrë që të të kemi pjesëmarrje masive. “Duhet të lëvizim edhe në diasporë, duhet të flasim me njerëzit që nga përzgjedhja e kandidatëve për deputet e deri në çështjet që ata shqetësojmë, të ofrojmë zgjidhje për këto probleme”, tha Mediu.

Përsa i takon zgjedhjes së Donald Trump, kreu republikan u shpreh se ai është një President atipik, edhe politika e tij e jashtme do të jetë e tillë.

“Opozita duhet të gjejë veten, duhet të vendosë kontaktet me administratën e re amerikane, por edhe me Kongresin dhe Senatin.  Opozita duhet të flasë për çështjet konkrete, për të cilat mendon se është bërë gabim, përfshi edhe çështjen Berisha, nëse e mendojnë të tilla.

Duhet të ngremë zërin dhe ti pohojmë partnerëve tanë amerikanë se krimi dhe korrupsioni cënojnë sigurinë kombëtare të Shqipërisë”, tha Mediu.

Në vijim ai u shpreh se Shqipëria Shqipëria të heqë dorë nga vëllazëria me Vuçiç.

“Shqipëria nuk ka pse të merret me “Open Ballkan” por të rikthehet te Procesi i Berlinit. Të krijohen aleancat me vendet e Rajonit që janë anëtare të NATO-s, pasi ekspansioni serb në Rajon, i cënon edhe këto vende, por te kjo aleancë e Shqipërisë me vendet e Rajonit që janë anëtare të NATO-s, si Kroacia, Sllovenia, duhet të kyçet edhe Kosova”, tha Mediu.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: