Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot largimin e ministrit të përkohshëm të Sigurisë së Brendshme, Kevin McAleenan, i cili do të jetë anëtari i fundit nga lista e gjatë që largohet nga administrita.

“Kevin McAleenan ka përmbushur një punë fantastike”, theksoi në një mesazh në Twitetr presidenti amerikan.

Pas disa vitesh në qeveri, Kevin kërkon tashmë të kalojë më shumë kohë me familjen dhe e tij dhe të shkojë në sektorin privat”, shtoi ai duke nënvizuar se do të njoftonte javën e ardhshme emrin e personit që do  ta zëvendësojë.

Ky ministër i ngarkuar me imigracionin e mori funksionin në muajin prill duke pasuar Kirstjen Nielsen, i cili nuk u mbështet më nga Donald Trump.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb