Presidenti i SHBA, Donald Trump tha të mërkurën se nuk do të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un gjatë udhëtimit të tij në Azi për samitin e G20 këtë fundjavë.

“Do të takohem me shumë njerëz të tjerë. Jo … atë, “u tha Trump gazetarëve ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për fluturimin e tij në Azi. “Por unë mund të flas me të në një formë tjetër,” shtoi ai, transmeton Reuters.

Trump dhe Kim kanë shkëmbyer letra dhe mbajtën dy samitet e mëparshme, por bisedimet midis dy vendeve që kishin për qëllim shpërbërjen e programit të armëve bërthamore të Pyongyang kanë rënë kryesisht.

Më parë të mërkurën, Presidenti i Koresë së Jugut, Mun, tha se Shtetet e Bashkuara ishin të përfshira në bisedimet prapa skenave me Korenë e Veriut mbi një samit të tretë të mundshëm dhe ka propozuar një plan tjetër negociatash.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb