Sulmi që për pak i mori jetën ish-presidentit Donald Trump nuk e ka penguar këtë të fundit të pezullojë axhendën e tij të takimeve në kuadër të zgjedhjeve presidenciale. Ai ka mbërritur në Milwaukee, Wisconsin për Konventën Kombëtare Republikane. Duke zbritur nga avioni me ndihmësit, ish-presidenti bëri të njëjtin gjest me grusht në ajër, gjest që bëri edhe pasi u godit me snajper të shtunën, raporton BBC.
Trump postoi në mediat sociale se “vendosa që nuk mund të lejoj një ‘qitës’, ose vrasës të mundshëm, të më detyrojë ndryshimin e orarit ose ndonjë gjë tjetër”. Por Audrey Gibson-Cicchino, koordinatore e RNC për Shërbimin Sekret të SHBA, tha gjatë një konference për shtyp të dielën pasdite në Milwaukee se nuk do të kishte ndryshime në planin e sigurisë.
Rreth 50,000 njerëz pritet të marrin pjesë në veprimtarinë katër-ditore. Trump gjithashtu pritet të zbulojë kandidatin e tij në konventë dhe fjalimi i atij personi ka shumë të ngjarë të mbahet të mërkurën.
(BalkanWeb)