Presidenti amerikan, Donald Trump përshëndeti sot një takim shumë efektiv mbi Afganistanin me këshilltarët dhe ministrat më të afërt duke garantuar se parashikohej me talebanët një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund konfliktit të nisur në vitin 2001.

“Gjithçka përfundoi me një takim shumë efektiv mbi Afganistanin. Shumë brenda kampit të kundërshtarëve të kësaj lufte civile 19-vjeçare dhe vetë ne parashikojmë arritjen e një marrëveshjeje të mundshme”, theksoi presidenti amerikan në një mesazh në rrjetin social “Twitter”.

Shtëpia e Bardhë kishte sinjalizuar disa minuta më herët progreset në kuadër të përgatitjes së një marrëveshjeje paqeje me talebanët duke konfirmuar gjithashtu se diskutimet mes Donald Trump dhe këshilltarëve dhe ministrave kishin shkuar mirë.

Presidenti amerikan ka folur që prej klubit të tij të golfit të Bedminster, në Nju Xhersi, me disa zyrtarë të lartë, mes të cilëve ministri i Mbrotjes, Mark Esper, sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe shefi i shtabit të përgjithshëm, gjenerali, Joseph Dunford.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb