Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, tha të premten se mund ta nënshkruaj marrëveshjen e shumëpritur tregtare me Kinën, e cila ishte përballur me sanksione të rënda në 16 muaj të luftës tregtare midis dy fuqive të mëdha ekonomike.

Trump theksoi se negociatat për fazën e parë të marrëveshjes po shkojnë mirë dhe se shpreson që do të nënshkruaj marrëveshjen me presidentin e Kinës Xi Jinping në Ioua të SHBA-së, vendi ku procesi i kësaj marrëveshjeje është finalizuar. “Ne jemi duke shikuar lokacione të ndryshme, por mund të jetë në Ioua”, tha Trump për gazetarët, shkruan Rel.

Trump dhe Xi pritej të nënshkruajnë marrëveshjen në Samitin e bashkëpunimit ekonomik të Kilit, por planet u hodhën poshtë pas anulimit tërheqjes së Kilit si mikpritës i Samitit. Trump në zgjedhjet e vitit 2016 kishte fituar 51.1 për qind të votave në Iowa. Për herë të parë një republikan ka arritur të fitojë këtë shumicë në Ioua që nga kandidimi i Ronald Reagan më 1980.

Ende nuk është e qartë nëse Kina do të pajtohet që të nënshkruaj marrëveshjen në SHBA.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb