Një marrëveshje liberale e tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara, të cilën kryeministri britanik Boris Johnson, e ka kthyer në përparësi pas Brexit-it, nuk është e mundur, në kushtet e marrëveshjes së Johnson-it për largimin nga BE, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump.

“Johnson është në një pozitë shumë të vështirë dhe unë mendoj se ai është i gatshëm të bëjë atë që askush tjetër nuk do të bënte”, thekson Trump për liderin e partisë “Brexit”, Nigel Farage, në një intervistë për radiostacionin, LBC në Londër.

“Mendoj se ai po merr në konsideratë Shtetet e Bashkuara, sepse ne mund të bëjmë shumë më tepër në tregti. Dhe ne duam të bëjmë tregti me Britaninë e Madhe, dhe ata dëshirojnë të bëjnë tregti me ne, dhe për të qenë të sinqertë me ju, kjo marrëveshje, Brexit, aspekte të caktuara të marrëveshjes, nuk mund të bëhet. Nuk mund të bëhet tregti”, shtoi Trump.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb