Tregjet globale u tronditën të martën pasi presidenti i sapozgjedhur Donald Trump tha se do të vendoste tarifa shtesë për produktet që hyjnë në SHBA nga Kina, Kanadaja dhe Meksika.
Të hënën, Trump njoftoi në dy postime në platformën e tij të mediave sociale Truth Social se do të vendoste një tarifë shtesë prej 10% për produktet nga Kina që hyjnë në Amerikë dhe një tarifë 25% për ato që hyjnë nga Kanadaja dhe Meksika.
Tregjet në Azi ranë pas lajmeve, me indeksin standard të Japonisë Nikkei 225 dhe Shanghai Composite të Kinës që u mbyllën më poshtë.
Megjithatë, kontratat e indicieve në SHBA ishin kryesisht të pandryshuara të martën në mëngjes përpara hapjes së tregjeve në Nju Jork. Ato të lidhura me Indeksin S&P 500, i cili ndjek performancën e 500 prej kompanive më të mëdha të listuara në bursat në SHBA, u rritën lehtë.
Çmimet e tyre shpesh pasqyrojnë pritjet e investitorëve për performancën e tregut përpara se të hapet tregu i aksioneve.
Njoftimi i tarifave të Trump goditi edhe monedhat. Peso meksikan u dobësua më tej kundrejt dollarit amerikan të martën dhe dollari kanadez ra në nivelin e tij më të ulët ndaj monedhës amerikane që nga viti 2020.
Menaxheri i fondit mbrojtës miliarder dhe mbështetësi i Trump, Bill Ackman, tha në X, se presidenti i mëparshëm dhe i ardhshëm po përdor tarifat “si një armë për të arritur rezultate ekonomike dhe politike që janë në interesin më të mirë të Amerikës, duke përmbushur politikën e tij të parë për Amerikën. “