Presidenti amerikan, Donald Trump përgënjeshtroi sot çdo projekt për të dërguar 120 000 ushtarë në Lindje të Mesme për të kufizuar Iranin, një hipotezë e ngritur nga e përditshmja “New York Times”.

“A do e bëjë këtë? Absolutisht. Por nuk e kemi planifikuar ende. Shpresoj që të mos kemi nevojë ta planifikojmë. Nëse do duhet ta bëjmë, do të dërgojmë më shumë trupa se kaq”, tha ai para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Dje në mbrëmje, e përditshmja amerikane kishte raportuar se ministri amerikan i përkohshëm i Mbrojtjes, Patrick Shanahan kishte prezantuar javën e fundit, gjatë një mbledhje me këshilltarët për sigurinë kombëtare një plan sipas të cilit mund të dërgohen deri në 120 000 trupa në Lindje të Mesme nëse Irani sulmon forcat amerikane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb