Presidenti Donald Trump, kritikoi ashpër të mërkurën një raport se ai i kishte kërkuar ish-prokurorit të tij në detyrë për të caktuar një aleat të Trumpit në krye të një hetimi federal për paratë e paguara gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016 për dy gra që pretendonin se kishin marrëdhënie me zotin Trump.

Gazeta New York Times njoftoi të martën se presidenti Trump i kërkoi Matthew Whitaker të shikonte nëse ai do ta vinte hetimin në duart e Geoffrey Berman, gjykatësi amerikan për Qarkun Jugor të Nju Jorkut, të cilin e ka emëruar presidenti Trump.

“Raportimi i New York Times është i rremë,” tha Trump në Twitter. “Ata janë vërtetë ARMIQTË E POPULLIT!”

Trump Per Nyt
Trump Per Nyt

Botuesi i Nju Jork Tajmsit, A.G. Sulzberger hodhi poshtë karakterizimin e gazetës së tij nga presidenti Trump, duke thënë: “Fraza ‘armiku i popullit’ nuk është vetëm e rremë, është i rrezikshme. Ajo ka një histori të shëmtuar të përdorimit nga diktatorët dhe tiranët që kërkonin të kontrollonin informacionin publik”.

Trump kishte shkruar më herët në Twitter, “Media nuk ka qenë kurrë më e pandershme se sa është sot. Historitë shkruhen duke qënë absolutisht pa asnjë bazë. Gazetarët as nuk kërkojnë të verifikojnë faktet. Janë tërësisht jashtë kontrollit. Mjerisht, unë i mbajta shumë prej tyre në biznes. Në gjashtë vjet, të gjithë do të dalin nga biznesi!

Megjithatë, Maggie Haberman, një nga gazetaret e Tajmsit që ka punuar në këtë artikull, i tha CNN-it se pretendimi i zotit Trump se gazeta nuk e kishte kërkuar komentin e tij para se artikulli të botohej, ishte e pavërtetë.

“Kjo është një gënjeshtër,” tha ajo. “Nuk e di nëse ai e di që është gënjeshtër, apo nëse stafi i tij nuk i thotë se u munduam ta kontaktojmë”.

Trump fillimisht reagoi ndaj artikullit të martën, kur u pyet në Shtëpinë e Bardhë nëse ishte e vërtetë se ai i kishte kërkuar zotit Whitaker për të ndërhyrë në këtë rast.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb