Kandidati i pritur i republikanëve, Donald Trump e ka përzgjedhur senatorin republikan James David Vance si kandidat për nënpresident në garën për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara, të cilat do të mbahen në nëntor të këtij viti.

Kandidatura e Trumpit pritet të zyrtarizohet në Konventën e Republikanëve, që ka nisur të hënën në Milluaki të Uiskonsinit.

Ndonëse Vance – i lindur si James David Bowman – në të kaluarën ka qenë ndër kritikët për të ashpër të Trumpit, ai e ka ndryshuar qëndrimin për të, duke u kthyer në njërin prej mbrojtësve më të zëshëm.

Trump e ka bërë të ditur emrin e kandidatit të përzgjedhur në rrjetin e tij social, Social Truth.

“Pas diskutimeve të gjata dhe analizave, dhe pas shqyrtimit të talenteve të shumë të tjerëve, kam vendosur që njeriu që i përshtatet më së shumti pozitës së nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara është senatori J.D. Vance prej Ohajos”, ka thënë Trump.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: