Altin Zaloshnja, profesor dhe analist politik, diskutoi në emisionin “Open” mbi planin e administratës së re të SHBA për të ndaluar ndihmat financiare për vendet e huaja.
Ai theksoi se shumë nga projektet dhe axhendat që janë financuar në të gjithë botën, si programet “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, nuk përputhen më me atë që populli amerikan dëshiron, siç u pa gjatë zgjedhjeve të fundit.
“Presidenti, me një të rënë të lapsit, firmosi heqjen e këtyre fondeve,” tha Zaloshnja, duke theksuar se ishte e nevojshme të rishikohej shpërndarja e fondeve për të vlerësuar nëse ato shërbejnë vërtet interesit demokratik të SHBA-ve.
Ai shtoi se është e rëndësishme të analizohet nëse ndihmat që jep Amerika janë efektive dhe në përputhje me prioritetet e popullit amerikan.