Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se nëse fiton zgjedhjet e 5 nëntorit, ai do të krijojë një komision qeveritar për efikasitet të udhëhequr nga miliarderi Elon Musk, transmeton Anadolu.

“Me sugjerimin nga Elon Musk, i cili më ka dhënë miratimin e tij të plotë, unë do të krijoj një komision qeveritar të efikasitetit të ngarkuar me kryerjen e një auditimi të plotë financiar dhe të performancës së gjithë qeverisë federale dhe të bëjë rekomandime për reforma drastike”, tha Trump në një fjalim në Klubin Ekonomik të New York-ut.

Trump, kandidati republikan për president, tha se Musk “ka rënë dakord” për të udhëhequr atë komision.

Musk përshëndeti idenë e një komisioni efikasiteti, duke theksuar se ai do të ishte i lumtur “të ndihmonte” një komision të tillë.

“Mezi pres t’i shërbej Amerikës nëse më lind mundësia”, shkroi Musk në platformën sociale X.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb