Presidenti amerikan, Donald Trump i bëri të ditur sot mbretit Abdallah II të Jordanisë qëllimin e tij për të transferuar nga Tel-Avivi në Jeruzalem ambasadën e SHBA-së në Izrael, njoftoi pallati mbretëror.

Në një komunikatë, pallati mbretëror theksoi se presidenti Trump i telefonoi sovranit jordanez, vendi i të cili është mbrojtës i lidhjeve të shëndetshme myslimane të Jeruzalemit dhe e ka informuar për qëllimin e tij për të avancuar me projektin për transferimin e ambasadës amerikane.

Gjatë bisedës së tyre, mbreti jordanez paralajmëroi Trumpin kundër pasojave të rrezikshme të një qasjeje të tillë përveç një zgjidhjeje globale që do të mundësonte krijimin e një Shteti palestinez të pavarur me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

Sipas Autoritetit palestinez, Trump zhvilloi sot një bisedë telefonike edhe me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas dhe ky i fundit e paralajmëroi presidentin amerikan për rrezikun e këtij vendimi që do të pengonte procesin e paqes izraelo-palestineze, shkruan ata.

Gjatë një takimi të të deleguarve të vendeve anëtare të Lidhjes Arabe në Kajro, sekretari i përgjithshëm, Ahmed Aboul Gheit konfirmoi sot se vendimi amerikan përbënte një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe do t’i jepte fund rolit të SHBA-së si ndërmjetësuese e besueshme mes palestinezëve dhe izraelitëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb