Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka premtuar brenda 3 muajve një raport mbi ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet elektorale amerikane.

Në një seri postimesh në Tëitter, Trump thotë se këto janë pretendime të ngritura nga operativë politikë që nuk pranojnë fitoren e Republikanëve.

Agjencitë inteligjente amerikane kanë akuzuar Rusinë se ka ndërhytë në zgjedhje duke hakuar komunikimet partiake. Gjithashtu ata po marrin në konsideratë pretendimet se Moska po mban informacione kompromentuese për Trump.

Një ditë më parë, Presidenti i sapo zgjedhur Trump tha se Drejtori i Inteligjencës Kombëtare James Clapper e kishte telefonuar për të “denoncuar raportet e rreme dhe fitktive” të një dosieri rus kundër tij, që u bë publike në media në fillim të javës.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: