Presidenti i SHBA-së, Donald Trump premtoi sot në prani të ministrit të re të Drejtësisë, një periudhë e re në luftën kundër kriminalitetit dhe kërcënimit terrorist, në një kontekst të tensionuar me gjyqësorin.


Duke adresuar, nga Zyra Ovale një tablo shumë të zymtë kërcënimesh që rëndojnë sipas tij mbi Amerikën, presidenti republikan dëshmoi gadishmërinë e tij për të shkatërruar kartelet kriminale që janë shtrirë në të gjithë vendin dhe po rrënojnë rininë amerikane.


“Po përballemi me një kriminalitet në rritje dhe kërcënimin e terrorizmit vrastar”, tha ai gjatë ceremonisë së betimit si ministër i Drejtësisë, Jeff Sessions, ultra-konservatori 70 vjeçar që ishte i pari senator që u bashkua me të gjatë paraprakeve.


(m.k/BalkanWeb)

Etiketa: