Kandidati republikan presidencial Donald Trump ka paralajmëruar se rivalja e tij demokrate Kamala Harris mund ta çojë SHBA-në në një luftë të nxehtë nëse fiton zgjedhjet e 5 nëntorit, transmeton Anadolu.

Siç raportuan mediat lokale, ish-presidenti Trump duke folur në një tubim dje në Pensilvani tha se zv/presidentja Harris “do të ishte e paaftë të merret” me liderë si Vladimir Putin i Rusisë dhe Xi Jinping i Kinës.

“Ajo do të na çonte në një Luftë të Tretë Botërore të garantuar, sepse ajo është tepër e paaftë për ta bërë punën”, tha Trump.

Duke theksuar se bota “kurrë nuk ka qenë kaq afër” një lufte globale, Trump u zotua se do të shmangë një luftë të tillë nëse zgjidhet president.

“Ta bësh atë presidente do të ishte të luash kumar me jetën e miliona njerëzve. Djemtë dhe vajzat do të përfundojnë duke u thirrur për të shkuar të luftojnë për një luftë në një vend për të cilin nuk e keni dëgjuar kurrë”, tha Trump.

Analistët politik thonë se konfliktet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë paraqesin një problem për zv/presidenten Harris pasi ato u zhvilluan nën vëzhgimin e saj dhe të presidentit demokrat, Joe Biden.

Harris dhe aleatët e saj kanë theksuar admirimin e Trump-it për “liderët e fuqishëm” si Putin dhe Kim Jon Un i Koresë së Veriut, si dhe përbuzjen e tij për aleatët e SHBA-së në NATO, duke e akuzuar atë si një “fashist” dhe duke theksuar se ai zgjodhi anën e gabuar në konflikt midis demokracive dhe autokracive.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: