Kandidati republikan për president në SHBA, Donald Trump iu drejtua të krishterëve se nëse votojnë për të këtë nëntor, “pas katër vjetësh, nuk do të kenë nevojë të votojnë më”.

Në një fushatë zgjedhore ku kundërshtarët e tij demokratë e akuzojnë atë si një kërcënim për demokracinë, nuk ishte e qartë se çfarë donte të thoshte ish-presidenti me komentet e tij.

Trump po fliste në një ngjarje të organizuar nga grupi konservator Turning Point Action në Ëest Palm Beach, Florida.

“Të krishterë, dilni dhe votoni, vetëm këtë herë. Nuk do t’ju duhet ta bëni më. Edhe katër vjet, e dini çfarë, do të rregullohet, do të jetë mirë, nuk do të duhet të votoni më, të krishterët e mi të bukur. Unë ju dua të krishterë. Unë jam i krishterë. Unë ju dua, dilni, duhet të dilni dhe të votoni. Pas katër vjetësh, nuk keni pse të votoni më, do ta rregullojmë shumë mirë. nuk do të duhet të votoni”, tha Trump.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: