Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar në platformën e tij Truth Social pas aksidentit tragjik të një helikopter në lumin Hudson, që i mori jetën gjashtë personave, mes tyre tre fëmijë.

“Aksident i tmerrshëm me helikopter në lumin Hudson. Duket se gjashtë persona – piloti, dy të rritur dhe tre fëmijë – nuk janë më mes nesh. Pamjet e aksidentit janë të tmerrshme. Zoti i bekoftë familjet dhe miqtë e viktimave”, shkroi Trump, duke shprehur ngushëllimet e tij.

Ai konfirmoi gjithashtu se Sekretari i Transportit, Sean Duffy, së bashku me ekipin e tij, po merren me zbardhjen e ngjarjes. “Njoftime për atë që ndodhi dhe si ndodhi do të jepen së shpejti”, theksoi Trump.

Autoritetet kanë nisur një hetim të plotë mbi shkaqet e aksidentit, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë punën në vendngjarje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb