I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff sapo ka mbërritur në Moskë, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Vizita e Witkoff është e katërta e tij në kryeqytetin rus prej ardhjes së administratës Trump në SHBA.

Vizita e tij vjen pasi Trump këmbënguli se ka pasur përparim të rëndësishëm në bisedimet e paqes me Rusinë.

“Këto ditët e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme, takimet po zhvillohen pikërisht tani”, u tha ai gazetarëve mbrëmë.

“Unë mendoj se ne do të bëjmë një marrëveshje… Unë mendoj se ne jemi shumë afër”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov u shpreh se Moska është gati të nënshkruajë marrëveshjen me SHBA për paqen në Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb