SHBA

Donald Trump pushon nga puna një nga personat e tij më të besuar. Bëhet fjalë për Madeleine Westerhout , asistenten personale të presidentit të SHBA, e cila është në krah të tij që më mbërritjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas mediave të huaja Westerhout ka thënë për gazetarët se presidentit Trump nuk i pëlqen të fotografohet me vajzën e tij, Tiffany pasi është mbipeshë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë president i SHBA-ve përgënjeshtron çdo gjë duke thënë se janë gjëra false. “Tiffany është një vajzë shumë e mirë, një studente shumë e mirë dhe unë e dua shumë.

Gjithçka nisi në Bedminster, në New Jersey ku asistentja e Trump foli pak më shumë seç duhet më gazetarët kjo edhe për faktin se kishte pirë disa gota alkool shkruan Tg.com.

Dhe kur bën një deklaratë të tillë për presidentin e SHBA është normale që do të pushohesh nga puna. “Më tha se i vinte keq dhe se kishte pirë pak më shumë alkool seç duhet. Është një vajzë e mirë por nuk thuhet gjëra të tilla edhe sikur të jesh e pirë”- ka thënë presidenti Trump pas ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: