Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një takimi me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, ka deklaruar se SHBA nuk po shqyrton sanksione ndaj Koresë së Veriut.

Takimi u zhvillua gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork.

“Unë nuk po i shqyrtoj veprimet. Ne po përparojmë shumë mirë me Korenë e Veriut. Kam një marrëdhënie të mirë me Kim Jong Un dhe aspak nuk po shqyrtojmë sanksione kundër tyre”, tha Trump.

SHBA dhe Koreja e Veriut nuk janë takuar që nga samiti i dytë midis presidentit amerikan dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut në Hanoi në muajin shkurt.

Në muajin prill, udhëheqësit e të dy vendeve thanë se ishin të gatshëm të zhvillojnë një samit të tretë.

Samiti i parë u mbajt në qershor të vitit 2018 në Singapor dhe Trump është presidenti i parë amerikan që takon një udhëheqës të shtetit të Koresë së Veriut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb