Ndërsa 199 emigrantë të tjerë të dëbuar nga SHBA u kthyen në Venezuelë , pas një marrëveshjeje dypalëshe, presidenti amerikan njoftoi se çdo vend që blen naftë ose gaz natyror nga Karakasi do të paguajë tarifa 25% për çdo transaksion tregtar që kryen me SHBA.

Në një postim në platformën “Truth Social”, Donald Trump deklaroi se kjo “ tarifë dytësore ” do të hyjë në fuqi më 2 prill. Ai pretendoi se po e vendoste këtë masë sepse, siç tha ai, Venezuela ka dërguar “dhjetëra mijëra” njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë “natyrë shumë të dhunshme”.

Në fillim të këtij muaji, Donald Trump njoftoi se licenca amerikane e dhënë për Chevron nga viti 2022 për të operuar në Venezuelë dhe për të eksportuar naftën e saj do të pezullohej brenda 30 ditëve, duke akuzuar presidentin venezuelian Nicolas Maduro se nuk ka bërë përparim në reformat zgjedhore dhe kthimin e emigrantëve.

(Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb