Nikola Kethi, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, në një lidhje live në News24 ka komentuar procesin zgjedhor dhe rezultatin e deritanishëm të Presidencialeve në SHBA.
Kethi e quajti fushatën, një fushatë të mbushur me tensione, ndërsa përmendi edhe tentativat për eliminimin fizik të Donald Trump.
Ai bëri edhe një analizë të rezultatit, duke u shprehur se sipas tij Harris nuk humbi sepse ishte grua, por sepse nuk ishte nisur për të fituar.
Si ilustrim për një deklaratë të tillë, Kethi përmendi programin e Kamala Harris , që ishte një kopje e saj të Biden.
“Fjalimi i Trump ishte një fjalim i mirë. Fjalia kyçe është që administrata e tij do të shërojë Amerikën. Kjo sepse SHBA ka një dekadë që kanë kaluar në një polarizim të skajshëm ku secila palë tërhiqet në zonën e vet dhe duket sikur nuk gjen asgjë të përbashkët me kundërshtarin.
Trump ka premtuar të rinovojë uljen e taksave dhe pritet edhe një ulje e inflacionit.
Trump pati 2 përpjekje për ta vrarë. Një në Pensilvani dhe një që u kap në kohë shumë pranë zonë ku ai jeton. Kjo ishte një fushatë e tensionuar.
Në fushatën e zonjës Harris dhe as nga mbështetësit e saj nuk kishte një ide të qartë të asaj që mbështesnin. Doli me një program që ishte copy paste i programit të Biden. Pra nuk ishte një fushatë serioze dhe duket sikur nuk ishte nisur për të fituar.
Harris një nga figurat më jo popullore të demokratëve. Nuk e donte as partia e saj. Ajo nuk humbi se ishte grua”, tha ai.