BRITANI E MADHE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takojë sot kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May. Trump ndodhet për vizitë triditëshe shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar. Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, do të jetë në mesin e ministrave të pranishëm në bisedime.

Ndërkohë sot janë paralajmëruar edhe protesta në disa qytete të Britanisë. Sondazhet e opinionit publik tregojnë se presidenti i SHBA-së është majft i papëlqyeshëm në mesin e britanikëve. Udhëheqësi i Partisë opozitare Laburiste, Jeremy Corbyn, do t’iu adresohet protestuesve në tubimin në Londër.

Të hënën, Trump mori pjesë në një banket shtetëror në Pallatin Bukinghem, ku lavdëroi, siç tha, miqësinë e përjetshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.

Mbretëresha britanike, Elizabeth, tha se dy vendet kremtojnë aleancën, e cila ka garantuar sigurinë dhe prosperitetin e dy popujve për dekada. Trump dhe May do të dalin në konferencë të përbashkët për media në orën 14:00, sipas kohës lokale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb