“Tërheqja e trupave amerikane nga Siria do të zhvillohet me një ritëm të përshtatur dhe në mënyrë të kujdesshme”, tha Donald Trump.

“Ne do të largohemi me një ritëm të përshtatshëm duke vazhduar të luftojmë ISIS-in dhe të bëjmë atë që është kujdesshme dhe e nevojshme për pjesën tjetër”, shkruan në Twitter presidenti një ditë pas njoftimit nga këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, John Bolton, sipas të cilës kjo tërheqje duhet të bëhet duke garantuar mbrojtjen e aleatëve të Uashingtonit.

Njoftimi, muajin e kaluar, i tërheqjes së rreth 2 000 ushtarëve amerikanë që luftojnë grupin Shteti Islamik në Siri, kishte shkaktuar shqetësime tek aleatët e amerikanët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: