SHBA

Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë firmosur marrëveshjen me Meksikën, e cila ndërpret në një kohë të pakufizuar taksat, të parashikuara për të hënën, në këmbim të masave të forta për të ndaluar fluksin e emigrantëve përmes Meksikës.  Meksika ka pranuar të vendosë menjëherë rojet kombëtare për të përballuar fluksin e emigrantëve në drejtim të Shteteve të Bashkuara.

“Jam i lumtur të informoj se Shtetet e Bashkuara kanë firmosur një marrëveshje me Meksikën. Tarifa që duhej aplikuar nga SHBA të hënën do të bllokohen në një kohë të pakufizuar”-ka shkruar presidenti.

“Meksika, në këmbim ka rënë dakord që të marrë masa të forta për të ndaluar fluksin e emigracionit përmes Meksikës dhe kufirit.”shtoi ai.

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb