Harris po kritikon përsëri premtimin e Trump për të lejuar Robert F. Kennedy Jr. – një skeptik i njohur i vaksinave që ka kthyer mbrapsht pozicionin e tij për të drejtat e abortit- “të bëjë gjithçka që dëshiron” në politikën e kujdesit shëndetësor të SHBA.

Duke folur në një podcast me mjekun e familjes Dr. Mike Varshavski më herët, Harris tha se “nuk kishte qenë e dobishme për profesionin mjekësor që [Kennedy] të fliste për kujdesin shëndetësor ashtu siç bën ai”.

“Kjo është një nga arsyet pse po punoj kaq shumë, sepse i di rreziqet”, i tha ajo Varshavskit.

Në një postim në X javën e kaluar, Harris shkoi edhe më tej, duke e përshkruar Kenedin si “një teoricien konspirativ kundër abortit”.

Duke folur të dielën, Trump tha se priste t’i jepte Kenedit një “rol të madh” në administratën e tij nëse ai fiton presidencën dhe se ai nuk mund të “përjashtonte” mundësinë që ndalimet për disa vaksina mund të jenë në tryezë në mandatin e tij të dytë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb