Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se mund të takohej me Presidentin iranian Hassan Rouhani dhe se ai nuk kishte asnjë problem me një takim të tillë. “Mund të ndodhë. Mund të ndodhte. Nuk ka problem për mua ” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Trump ka rritur sanksionet kundër Iranit pasi u tërhoq nga një pakt bërthamor i 2015 midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, duke thënë se marrëveshja la të hapur një shteg për Iranin për të marrë armë bërthamore dhe nuk adresonte ato që Shtetet e Bashkuara i quajnë aktivitetet malinje të Iranit në rajon .

Rouhani ka thënë se Irani, nuk do të flasë me Shtetet e Bashkuara derisa Uashingtoni të hiqte sanksionet që i kishte vendosur sërish në Teheran pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore.

“Irani duhet të drejtohet sepse sinqerisht ata janë në një pozitë shumë të keqe tani,” tha Trump.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: