Një herë e një kohë Trump Tower në Fifth Avenue në New York ishte xhevahiri i perandorisë imobiliare të Donald Trump, ndërsa tani është një nga pronat luksoze, më pak të populluara të Manhatanit.

Gratacela është transformuar në një fortesë që kur Manjati është bërë president dhe dy vitet e fundit kanë qenë të komplikuara për pronarët që donin t’i shisnin apartamentet e tyre- sipas asaj që raporton Bloomberg News-të detyruar në shumë raste t’i jepnin me një humbje 20%.

Kjo në një moment kur në Manhatan, sipas PrortyShark, vetëm 0,23%e banesave në 24 muajt e fundit janë shitur me humbje. Edhe shkalla e punësimit në Trump Tower ka rënë në 7 vitet e fundit nga 99% në 83%.

Michael Sklar e ka shitur apartamentin e prindërve të tij në katin e 57-tw për 1,83 milion dollarë në tetorin e kaluar, pasi ka shpenzuar 400.000 dollarë për ta rikonstruktuar pronën që familja e tij e kishte blerë në 2004 për 1,4 milion dollarë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb