SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump vendosi t’i japë fund përjashtimit që lejonte tetë vende të blinin naftën iraniane për të zeruar kështu eksportet e arit të zi bruto të Teheranit, njoftoi të hënën Shtëpia e Bardhë.

Duke filluar nga muaji maj, Kina, India, Turqia, Japonia, Koreja e Jugut, Tajvani, Italia dhe Greqia do të përballen me sanksionet amerikane nëse vazhdojnë të blejnë naftën iraniane, shkruan atsh. SHBA vendosi sanksione të forta nëntorin e kaluar kundër Iranit, pasi u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e fuqive të mëdha me Teheranin për programin bërthamor të këtij të fundit. Masa kryesore e këtyre sanksioneve ishte ndalimi i shitjeve iraniane të naftës.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb