Presidenti i SHBA Donald Trump tha të mërkurën se vendet e tjera do të duhet të marrin përsipër luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik, duke përmendur si shembuj Rusinë, Pakistanin, Irakun dhe Iranin.


Në fillim të këtij viti, forcat e mbështetur nga SHBA rimorrën territorin e fundit të mbajtur nga militantët e Shtetit Islamik në Siri. Që nga ajo kohë, megjithatë, ekziston shqetësimi për grupin militant që fiton forcë të re në Irak dhe Siri.


“Në një pikë të caktuar Rusia, Afganistani, Irani, Iraku, Turqia, ata do të duhet të luftojnë betejat e tyre,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë më vonë se India gjithashtu duhet të përfshihet.


“Të gjitha këto vende të tjera ku ISIS është për rreth, të gjitha këto do të duhet të luftojnë,” tha ai, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara nuk donin të kalonin “19 vjet të tjerë” për të zhvilluar  luftën në Afganistan.

BalkanWeb

Etiketa: