Ka ardhur reagimi i parë nga Kina pas vendosjes së taksës 104 përqind nga SHBA.

Zëdhënësi i Punëve të Jashtme të Kinës thotë se “e drejta legjitime e popullit kinez për zhvillim nuk duhet të privohet” nga tarifat për mallrat e tij.

Lin Jian akuzon SHBA-në për “praktika bullizmi” dhe i kërkon administratës së Trump që “të demonstrojë një qëndrim të barazisë, respektit të ndërsjellë dhe reciprocitetit” në mënyrë që të zgjidhë mosmarrëveshjen përmes dialogut.

Ai thotë se nëse Trump “ngul këmbë” për të provokuar një luftë tregtare, “Kina do të detyrohet të luftojë deri në fund”.

Kina është goditur me një tarifë prej 104 për qind nga administrata Trump, deri tani shkalla më e lartë në mesin e dhjetëra vendeve të shënjestruara në njoftimin e “ditës së çlirimit” të presidentit amerikan.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb